VIDEO: Arrestohet 56 vjeçari. Dispononte armë zjarri pa leje

0

Më datë 10.01.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• K.Çaushi, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ku gjatë kontrollit të ushtuar në pjesën e prapme të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri, pistoletë e tipit “Glock”, me një krehër dhe 13 fishekë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278/3 i Kodit Penal

Share.

Comments are closed.