Aktivitet sensibilizues me nxënësit e shkollave, në parandalimin e përhapjes dhe përdorimit të drogave

0

Drejtoria Vendore  Policisë Tiranës  në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale, bazuar në Marrveshjen midis dy Ministrive, ka filluar te  zbatoje  program  “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë e substanca të tjera të rrezikshme”.  Ky program po zhvillohet në kuadër të zbatimit të Filozofisë së policimit në komunitet dhe misionit të Policisë Shtetit.

Programi është  fokusuar në sensibilizimin e nxënësve, vecanerisht të klasave të gjashta të sistemit arsimor 9-vjecar, në parandalimin e përhapjes, përdorimit të drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme dhe  vlerësohet si produkt mjaft pozitiv që i shërben  mbrojtjes së fëmijëve të kësaj  moshe, familjes e shoqërisë nga fenomene negative si droga, alkoli, duhani.

Përfaqësues  të Policisë po e realizojnë këtë program në 120  shkolla 9-vjecare  të juridiksionit Tiranës “.

 

Share.

Comments are closed.