Policia Rrugore, me makina elektrike

0

Sot, më datë 05 Tetor është prezantuar një tjetër reformë, që e bën Policinë e Shtetit në Shqipëri të vetmen në të gjithë rajonin dhe një ndër pesë policitë e Europës, që kanë në përdorim një flotë në makina elektrike. Janë makina që nuk përdorin asnjë pikë karburant. Karikohen në prizën e shtëpisë dhe shpenzojnë shumë-shumë pak. Më pak se një kafe në ditë në mes të Bllokut.

Këto makina shpenzojnë 120 lekë të reja për 100 kilometra. Ndërkohë që një makinë normale në Policinë e Shtetit për 100 kilometra shpenzon diku te 3.000 lekë të reja. Është kursim i paimagjinueshëm, në pikëpamje të buxhetit e po ashtu të mirëmbajtjes.

Në qoftë se makina e Policisë së Shtetit sot, – ajo tradicionalja, – është ‘viktimë’ e mirëmbajtjes së vazhdueshme, për shkak të cilësisë së vet mjetit, këto makina duan shumë-shumë pak mirëmbajtje.

Share.

Comments are closed.