Policia e Tiranës zhvillon aktivitet me nxënës të shkollës jopublike “Faik Konica”

0

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aktivitet me nxënës të klasës së 10 të shkollës jopublike “Faik Konica” në kryeqytet, ku në fokus ka qënë njohja me organizimin dhe funksionimin e policisë.

Ky aktivitet u zhvillua në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me specialistë të ndryshëm policie të sektorit të Rendit dhe Narkotikëve dhe Trafiqeve, të cilët folën mbi punën e policisë si dhe angazhimin maksimal për mbrojtjen e jetës së qyetarëve.
Takimi me nxënësit shfaqi interes për mjetet si motorrat e policisë, makinave elektrike si dhe përdorimi i tyre.

Takimi nisi me prezantimim e oficerëve të policisë rrugore, të cilët bashkëbiseduan rreth punës së tyre madje diskutuan për të panjohurat nga ana e nxënësve.

Sëbashku me mësuesit përkatës si dhe psikologen e shkollës nxënësit vijuan programin për tu njohur me përgjegjësitë e sallës operative. Ata mësuan rreth organizimit të punës së aplikacionit të komisariatit dixhital, funkonimit të nr 112.
Disa prej nxënësve bënë telefonata për të parë shpejtesinë e punës si dhe dërgimin e menjëhershëm të patrullës së policisë në një situatë emergjente.
Më pas takimi vijoi në ambientin e brëndshëm të pritjes së qytetarëve ku nxënësit u angazhuan në trajtimin e temave përkatëse dhe delikate për grupmoshën e tyre.
Temat e zgjedhura ishin rreth përdorimit të lëndëve narkotike, si dhe trafikimi dhe shfrytëzimi i qënieve njerëzore.
Këto tema dhanë një impakt pozitiv tek nxënësit, të cilët u angazhuan maksimalisht në diskutime.
Së fundmi përmbyllja e këtij takimi u konkretizua dhe me falenderime si dhe vijimësi për programe të tilla me nxënës të shkollave të tjera.

Share.

Comments are closed.