Policia e Tiranës në shërbim të qytetarëve si pasojë e reshjeve të dëborës

0

Policia e Tiranës si pasojë e reshjeve te dëbores është duke punuar me shërbime shtesë për të menaxhuar trafikun e rënduar në të gjithë qytetin e Tiranës, si dhe për të parandaluar aksidentet me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Njoftojme se ka prezence te dëborës dhe të akullit dhe aktualisht levizja e mjeteve bëhet me shpejtësi të kufizuar me monitorim te shërbimeve rrugore.

Me qëllim shmangjen e aksidenteve ‎apo incidenteve që mund të ndodhin, Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve (përdoruesve të rrugës) dhe drejtuesve të mjeteve duke u bërë thirrje të shmangin në maksimum lëvizjet e panevojshme me automjetet e tyre në qytetin e Tiranës.

Share.

Comments are closed.