Mjetet Lundruese

0

Ligji nr.8663, datë 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor me tonazh nën 20 NT”
Objekt i  këtij ligji janë të gjitha mjetet lundruese me tonazh nën 20 NT, që kanë një fuqi të përgjithshme të motorit ose të motorëve më të lartë se 30 kilovatë/orë ose 40,8 kuaj/fuqi HP, të klasifikuar si të tillë nga Regjistri Detar Shqiptar ose nga institucionet korresponduese

Cilido që zotëron, mban ose importon, me çfarëdolloj titulli, një mjet lundrues ose pjesë të tij, duhet të bëjë deklarimin me shkrim, brenda njëzet e katër orëve nga marrja në zotërim ose në mbajtje, në zyrën e policisë kufitare, përgjegjëse për territorin, duke shënuar gjeneralitetet dhe vendqëndrimin e tij, vendbazimin e përhershëm të mjetit, si dhe gjeneralitetet e pronarit ose të bashkëpronarëve.Zotërimi, mbajtja apo importimi i mjeteve lundruese të shteteve të tjera.

Deklarimi i zotërimit ose i mbajtjes duhet të bëhet sa herë ndryshon vendbazimi i përhershëm i mjetit.

    Matrikullimi i mjeteve lundruese

Këto mjete lundruese duhet të jenë në çdo rast:

a) të matrikulluara në kapitenerinë e portit ose në zyrat që varen prej saj, përgjegjëse për territorin, dhe që ndodhen pranë liqeneve e lumenjve;

b) të regjistruara në zyrën e policisë kufitare, përgjegjëse për territorin.

Kërkesa për matrikullim duhet të paraqitet nga pronari i mjetit lundrues brenda pesë ditëve nga fitimi i së drejtës të pronësisë mbi mjetin lundrues dhe duhet të përcaktojë qëllimin e përdorimit të mjetit, duke i bashkëlidhur dokumentacionin e lëshuar nga Regjistri Detar Shqiptar.

Pasi të jetë çertifikuar në Regjistrin Detar, Kapiteneria e portit ose zyrat që varen prej saj, përgjegjëse për territorin bëjnë matrikullimin dhe lëshojnë lejen e lundrimit.

Numri i matrikullimit dhe emri i mjetit lundrues duhet të vihen në vend të dukshëm.

Leja e lundrimit i lëshohet të interesuarit brenda pesë ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

    Rregjistrimi në Zyrën e Policisë Kufitare

Pasi të jetë paisur me dokumentacionin e mësipërm, pronari i mjetit lundrues duhet të paraqitet në zyrën e Policisë Kufitare përgjegjëse për teritorin, në të cilën do të paraqesë këto dokumente:

Kërkesë për regjistrimin e mjetit lundrues e cila duhet të kryhet brenda pesë ditëve nga marrja e lejes së lundrimit në Kapitenerinë e Portit, kërkesë në të cilën duhet të përcaktojë qëllimin e përdorimit të mjetit, i cili duhet të përputhet me atë të shënuar në dokumentin e lëshuar nga Regjistri Detar Shqiptar;

Kërkesës duhet t’i bashkëlidhen dokumentet e mëposhtme:

a) leja e lundrimit;

b) dëshmia e aftësisë së pronarit ose të bashkëpronarëve ose të personit tjetër të mundshëm;

c) autorizimi i mundshëm me shkrim, i përkohshëm ose i përhershëm, i vërtetuar nga noteri, me anë të të cilit pronari ose bashkëpronarët autorizojnë një person tjetër të drejtojë mjetin lundrues;

ç) deklarata me shkrim e vendbazimit të përhershëm të mjetit lundrues;

d) dëshmia e penalitetit të pronarit ose të bashkëpronarëve, si dhe të drejtuesit të mjetit.

Brenda pesë ditëve nga kryerja e regjistrimit, zyra e policisë kufitare u lëshon pronarit ose bashkëpronarëve çertifikatën e përdorimit të mjetit lundrues (modelin e së cilës do ta gjeni bashkëlidhur këtij materiali), në të cilën janë përcaktuar: gjeneralitetet e plota të pronarit, të bashkëpronarëve e të drejtuesit të autorizuar, numri i matrikullimit  dhe emri i mjetit lundrues, tipi dhe kapaciteti mbajtës, numri i personave që mund të transportohen, vendbazimi i përhershëm dhe qëllimi i përdorimit të mjetit lundrues.

Gjatë lundrimit gjithmonë duhet të gjenden në bordin e mjetit lundrues: leja e lundrimit, Çertifikata e përdorimit, dokumenti i vlefshëm identifikues dhe dëshmia e aftësisë.

    Respektimi i normave të lundrimit

Mjetet lundruese duhet të respektojnë rregullat e regjimit të lundrimit në det, në liqene e në lumenj, duke përfshirë edhe normat që lidhen me pajisjet e shpëtimit, me sinjalet ndriçuese për lundrimin natën, si dhe me pajisjen me radio ndërlidhjeje, të sintonizuar në frekuencat e ndihmës detare.

    Detyrimet për mjetet lundruese të matrikulluara jashtë shtetit

Shtetasi shqiptar, me shtetësi të huaj ose pa shtetësi, pronar, mbajtës ose zotërues i mjeteve lundruese që nuk janë matrikulluar në Shqipëri, përveç detyrimeve të caktuara doganore, duhet të deklarojë me shkrim, në çastin e mbërritjes në port, praninë e tyre dhe arsyen e ardhjes, si dhe kohën e qëndrimit në ujërat territoriale shqiptare.  Kjo deklaratë i paraqitet kapitenerisë së portit ose zyrave që varen prej saj dhe që ndodhen pranë liqeneve e lumenjve, si dhe zyrës së policës kufitare, përgjegjëse për territorin.

Nëse këto mjete qëndrojnë në ujërat territoriale shqiptare pa u ankoruar në port, deklarata u dërgohet zyrave, të përmendura në pikën e mësipërme, në çastin e hyrjes në ujërat territoriale shqiptare dhe mund të dërgohet edhe duke përdorur radion e anijes.

    Detyrimet për qëndrimin në R.Sh të mjeteve lundruese të matrikulluara jashtë shtetit

Përveç sa është parashikuar në pikat e mësipërme dhe detyrimeve të tjera ndaj kapitenerisë së portit, që rrjedhin nga legjislacioni për lundrimin, për pronarët, mbajtësit ose zotëruesit e mjeteve lundruese, të matrikulluara jashtë shtetit, të cilët duan të qëndrojnë në ujërat territoriale shqiptare për një periudhë më të gjatë se shtatë ditë ose duan të zhvillojnë një veprimtari të qëndrueshme në Shqipëri, i nënshtrohen detyrimit të regjistrimit, të parashikuar në nenin 7.

Për regjistrimin duhet të paraqiten dokumentet e lundrimit, të lëshuara nga autoritetet e huaja, pranë të cilave është bërë matrikullimi.

Dëshmia e penalitetit duhet të paraqitet në rastin kur mendohet të zhvillohet në Shqipëri një veprimtari e qëndrueshme.

    Detyrimet për planet e lundrimit

Kur plani i lundrimit parashikon tejkalimin e dy miljeve larg bregut, ose të 0,2 miljeve për Kanalin e Korfuzit, pronari ose personi i autorizuar për drejtimin e mjetit duhet të bëjë një deklaratë me shkrim, të paktën 6 orë para çdo veprimi për zhvendosje, në zyrën e policisë kufitare dhe të kapitenerisë së portit, të vendit të nisjes, të cilat i lëshojnë një kopje të vërtetuar të deklaratës.

Detyrimi i parashikuar në pikën 1, qëndron edhe kur plani i lundrimit parashikon kalimin e vijës kufitare shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

    Detyrime për fabrikat dhe kantieret detare:

Fabrikat dhe kantieret detare, që ndërtojnë, ristrukturojnë, riparojnë ose përfitojnë me çfarëdolloj titulli mjete lundruese, objekte të këtij ligji, mbajnë një regjistër me fletë të numëruara, të vulosura e të firmosura nga drejtuesi i zyrës së policisë kufitare, përgjegjëse për territorin.

Në regjistër duhet të shënohen, në mënyrë kronologjike e pa mbishkrime të palexueshme ose fshirje, të dhënat që kanë të bëjnë me çdo prodhim, ristrukturim e riparim: modeli, numri i matrikullës së prodhimit dhe emri i mjetit, gjeneralitetet e plota të blerësit të pronarit, të bashkëpronarëve ose të ceduesit dhe atij që e ka transportuar mjetin lundrues, si dhe mënyra e pagesës.

Përgjegjësi i fabrikës dhe i kantierit detar është i detyruar ta paraqesë regjistrin, për qëllime kontrolli, sa herë që i kërkohet nga autoritetet policore.

Dokumentat e nevojshme jane:

Share.

Comments are closed.