Kundërshtuan punonjësin e policisë, arrestohen 3 shtetas

0

Më datë 09.01.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-Enea Kapo, 20 vjeç, banues në Tiranë.

-Skerdi Hyka, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

-Brahim Spahiu, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi më datën 08.01.2017, rreth orës 23:30 në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë nuk i janë bindur urdhërit për kontroll të punonjësve të policisë kriminale ku më pas kanë goditur njërin prej agjentëve të policisë kriminale gjatë kryerjes së detyrës, shtetasin F. T.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2-25 i Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.