Kryejnë vjedhje në dhomën e një hoteli. Arrestohen 3 të rinjtë.

0

Më datë 11.01.2017, Specialistët e Komisariati të Policisë Nr 3, kanë arrestuar shtetasit:

– E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë

– E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë

– O. S., 20 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kryer vjedhje në një dhome hoteli në Tiranë. Pasi kanë parkuar mjetin në parkimin e hotelit kanë shkuar tek një nga dhomat dhe duke ushtruar forcë kanë hapur derën e dhomës, ku në brendësi të saj kanë marrë disa pije nga mini bari dhe disa aksesor të dhomës, më pas janë larguar me automjetin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:

– Automjeti tip “Mercedes Benz”.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.