Kamerat e trupit

0

Në datë 2 shkurt 2016 është çelur faza e zbatimit të projektit të pajisjes së efektivëve të policisë në terren me kamerat e trupit, pjesë e programit ambicioz për Dixhitalizimit të Policisë së Shtetit. Ky projekt bën të mundur monitorimin në çdo sekondë të orarit të kryerjes së detyrës në çdo aspekt; vendndodhjen, lëvizjen, komunikimin me qytetarët, reagimin ndaj çdo sjelljeje apo veprimi në kundërvajtje a shkelje të ligjit.

Ky program i revolucionit teknologjik në Policinë e Shtetit, mundëson një kapërcim epokal, së pari, për të realizuar një marrëdhënie shumë më cilësore mes policisë dhe qytetarëve; Së dyti, për të realizuar një betejë të përditshme shumë më cilësore ndaj krimit të organizuar, korrupsionit apo shkeljeve të ligjit në hapësirën e bashkëjetesës qytetare; Së treti, për të ngritur në mënyrë shumë më të shpejtë nivelin e vetëdijes dhe të përgjegjshmërisë së çdo efektivi policie.

Tashmë, efektivët e policisë të Tiranës në terren, kanë kamerën e tyre të trupit, një sy objektiv, që lidh veprimtarinë e tyre me trurin elektronik të Policisë së Tiranës, ku memorizohet çdo moment.

Share.

Comments are closed.