Java për të drejtat e fëmijëve. Zhvillohet aktivitet në ambientet e Komisariatit Nr 2

0

Në kuadër të “Javës për të drejtat e fëmijëve”, në ambientet e Komisariatit Nr 2, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë  u zhvillua një aktivitet me permbajtje të drejtat e tyre. Në domethënie të këtij aktiviteti u prezantua dhe u  vendos posteri “#Unë mbroj fëmijët” .

Agjencia Shtetërore  për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, me qëllim sensibilizimin  e qytetarëve dhe ndërgjegjësimin për raportimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve ishte prezente  në këtë aktivitet.

Në aktivitet  morren pjesë Zv /Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,Znj Bardhylka Kospiri,Zv /Ministria e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea, Drejtori Vendor i Policise Tirane Z.Ervin Hodaj si dhe përfaqësues të Policisë , fëmijë, prindër etj.

Gjatë fjalës së tij Drejtori  Vendor i Policisë Tiranë, Z. Ervin Hodaj shtoi se ky bashkëpunim do të vijoj më tej për një qëllim të përbashkët “të mbrojmë çdo fëmijë” që gjendet në situatë rruge dhe i privohen të drejtat e tij legjitime. Secili efektiv policie  nga cdo komisariat i policisë, ka kontakt me një punojëse sociale të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, për të bërë të mundur parandalimin e çdo fenomeni negativ që i kanoset një fëmije  në situatë  rruge apo për të ndihmuar atë fëmijë- viktimë abuzimi apo objekt i çdo lloj dhune.

Ndaj ftojmë qytetar, nxënës, prindër që evidentojnë  femijë në situatë rrugë, të marrin në tel policinë në numrin 112 ose numrin 116 111 për këshilla të mundshme apo ndihmë të menjëhershme.

Share.

Comments are closed.