Finalizohet operacioni policor “Nata e ftohte”

0

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 5 shtetas

Më datë 07.01.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Klajdi Llapi, 20 vjeç, banues në Tiranë.

– D. R. , 21 vjeç, banues në Tiranë

– M. T., 20 vjeç, banues në Tiranë

– D. H., 19 vjeç, banues në Tiranë

– N. H., 19 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohej se shpërndanin bimë narkotike kryesisht në godinat e “Qytetit Studenti” në rrugën “Budi”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë prej tyre me qera janë gjetur rreth 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva e ndarë në procione gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

• 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.

• Dy telefona të markës Iphone 4.

• Disa qese farmaceutike të tejdukshme.

• Një automjet i tipit “Opel” në pronësi të shtetasit M. T.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim‘’, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.