Ervin Hodaj

Ervin Hodaj

z. Ervin Hodaj ka lindur më 15.06.1976 në qytetin e Tepelenës. Eshtë i martuar dhe ka 2 fëmijë.

Ka përfunduar studimet në “Akademinë e Policisë” Tiranë, në vitet 1996-1999.

Në vitin 2013 ka përfunduar studimet “Bachelor” për Drejtësi në Universitetin “Wisdom University”

Ka punuar në disa pozicione dhe detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit:

  • Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier, në vitet 2002-2005
  • Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Lushnje, në vitet 2005-2006
  • Shefi i Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Tiranë në vitin 2006.
  • Specialist në Drejtorinë e Përgjithshmë në Sektorin kundër Narkotikëve 2006-2010
  • Specialist në sektorin e Agjentëve në mbulim në vitet 2010-2013
  • Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier 2013-2015
  • Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nga viti 2015 e në vazhdim

Ka pasur mjaft eksperiencë në fushën kundër krimit të të organizuar, sidomos në atë të sektorit kundër narkotikëve dhe të agjentëve në mbulim, përsa i përket operacioneve ndërkombëtare. Ka drejtuar një sërë operacionesh ndërkombëtare kundër drogës në bashkëpunim me partnerë të policive europiane.

Ka përfunduar një sër trajnimesh në këto fusha :

  • Mbikqyrës i agjentëve në mbulim nga Soca Angli
  • Policia e udhëhequr nga inteligjenca nga OCTN
  • Operator Antikrim nga ROSCARABINIERI Itali.