Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, përplas 3 mjete. Arrestohet drejtuesi

0

Arrestohet në flagrancë nga Policia.

Më datë 07.01.2017, Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– I. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i një autoambulance tek një maternitet në Tiranë.

Ky shtetas duke drejtuar autoambulancën, në zonën e “Kodrës së Diellit”, ka përplasur tre mjete, ku si pasojë e përplasjes ka patur vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.

Policia Rrugore i ka bërë drejtuesit të autoambulancës testin e alkoolit me aparat Dragger, ku ka rezultuar se I. A., drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 1.00mg/l.

Gjithashtu janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.